13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Debate të forta në post Big Brother VIP, Fifi dhe Big Mama largohen nga xhirimet e spektaklit!

    Pas mbarimit të “Big Brother VIP” do të ketë edhe 3 puntata të tjera ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë ish-banorët e këtij ‘reality show’.

    Mësohet se gjatë xhirimeve këtë të diel në studio ka plasur debati mes Fifit dhe Arjoles, Einxhelit, Semit e Arditit.

    Pas debateve Fifi ka vendosur të largohet menjëherë nga spektakli, pavarësisht se Arbana pas publicitetit është shprehur se këngëtarja nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku edhe kjo e fundit është larguar nga spektakli.

    Në këtë post “Big Brother VIP” ka munguar aktori Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, shkak është bërë fakti që Ilir Shaqiri u bë shpall fitues.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit