15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deklarata e Young Zerkës për Sarah Berishën dhe DJ PM bën lëmsh rrjetin: Si qëndron e vërteta?

    Sërish, për të disatën herë, Sarah Berisha dhe DJ PM përfliten sikur do të bëhen prindër. I ftuar në “Zemër Luana”, ishte Young Zerka që ngacmoi rrjetin për dy personazhet. Çfarë tha?

    Gjatë një loje – ku duhet të tregonte sekrete për personazhe të ndryshme – Zerka u shpreh: “S’e di [çfarë të them]. Ah, po! Duke ditur që këta [DJ Dagz dhe PM] nuk ndahen kurrë, gjithmonë janë bashkë, tani që lindi Dagzi, më duket se do të lindë dhe PM.”

    Në fakt…lindi Einxheli, por e kuptuam çfarë donte të nënkuptonte. Deklarata e tij është e çuditshme, sepse:

    1 – Pse duhet të zbulohet një detaj kaq personal pa miratimin e palës tjetër?

    2 – Nëse nuk është e vërtetë, por e thënë në kuadër të lojës, pse duhet të përmendet shtatzënia e mundshme e dikujt?

    Sidoqoftë, nuk është e vërtetë. Ne kontaktuam me Sarah Berishën e cila konfirmoi për Anabel që NUK është shtatzënë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit