spot_img
spot_img

Deklaratat anti-shqiptare: Pse nuk e shpall Rama “non grata”, Olsi Jazexhiun?

spot_img

Olsi Jazexhi, një anti-shqiptar i tërbuar, që thuhet se paguhet nga Irani, sot shkruan se heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, është vorio epiriot.

“Skenderbeu ishte hero i Vorio Epirit!

Jo i Shqiperise apo i Kosoves!

Marin Barleti nuk e quan Skenderbeun shqiptar, por Epirotas.

Sipas Barletit, Skenderbeu duhet te jete hero i Fredi Belerit dhe Vasil Bollanos. Dhe jo i Sali Berishes dhe Hashim Thaqit. E per me teper ai del si zar i Venedikut dhe Vatikanit”, shkruan ai.

Më pas, ka publikuar një pjesë, që sipas tij, është shkruar nga Barleti për Skënderbeun.

“Këtu do të lexosh se armiqtë e fesë së shenjtë u nënshtruan nga armët fitimtare të Selisë Apostolike.

Këtu do të mrekullohesh nga luftërat e prijësve të lavdishëm; por për ty, që mrekullohesh me luftën, Skënderbeu do të jetë rrufeja e saj.

Atëherë do të kënaqesh duke mësuar se, falë trimërisë luftarake të këtij prijësi zemërmadh, turqit e egër u shtrinë shpesh përdhe në masakra.

Ai, besnik ndaj Luanit të Venedikut, i solli atij ndihmë, si një dhuratë të ëmbël dhe të çmuar miqësie.

Sepse ky emër, i përkthyer nga gjuha e turqve, do të thotë “Aleksandri i Madh”.

Lamtumirë, lexues i dashur!

Dhimitër Aliziano nga Padova

Nëse, o lexues, këtë vepër madhështore e përshkon me mendje të lartë, emrin e autorit do ta ngresh deri te yjet.

Këtu ai i këndoi Skënderbeut, të lindur nga gjak fisnik, dhe bëmave trimërore të prijësit zemërmadh.

Ai nuk ishte më i ulët se Kamili i Madh, as më i dobët në fuqi se Cezari i pathyeshëm.

Le të gëzojë Epiri për kaq shumë triumfe të lavdishme të prijësit të madh dhe le t’i lartësojë bëmët krenare të princit të vet”.

Edhe pse Jazexhi prej vitesh hedh helm antishqiptar nëpër rrjete sociale, madje edhe nëpër tellevizione shqiptare, kur ka qenë i ftuar, Edi Rama dhe Qeveria socialiste nuk e kanë shpallur atë non grata.

Ndryshe nga sa kanë bërë kohët e fundit me disa të tjerë, që dilnin në protestë kundër Ramës.

Lajmet e fundit