spot_img
spot_img

Denoncimi te Skënder Hita, që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës

spot_img

Zbardhen detajet nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë, që çoi në shkrirjen e Policisë.

Shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan nga blutë pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe toleruar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil.

Dyshimet janë se efektivët kishin krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore, si edhe dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje që ishin të lidhura me grupet kriminale në territorin e Sarandës.

I gjithë ky aksioni nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ishte kryepolici Skënder Hita që njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, vijuan veprimet për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

AMP bëri ndalimin e shefit të Komisariatit dhe 3 inspektorëve, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast, por edhe të tjera. Pas aksionit, Hita i ka pezulluar nga detyra katër punonjësit dhe ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

Po ashtu, Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës

Lajmet e fundit