17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Detuche Welle bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën

    Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, flet në një intervistë për DW për vizitën e tij në Berlin, zgjerimin, Serbinë, Ballkanin e hapur dhe udhëtime në kohë krize energjetike.

    Në një vizitë treditore në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, me dy kolegë të tij, Etilda Gjonaj dhe Toni Gogu nga PS, u takuan me një sërë perfaqësuesish të politikës gjermane përgjegjës për politikat e jashtme dhe të zgjerimit. Në intervistë me DW, Balla tha se ka ardhur koha që t’i jepet një përshpejtim procesit të zgjerimit dhe kërkoi ndihmën e Gjermanisë.

    Por dy pyetjet ishin që e turbulluan Taulant Ballën e që dha përgjigje pa përgjigje!

    Kur kërkoni nga Serbia të pozicionohet se në cilën anë është. A mos ka ardhur koha që edhe Shqipëria të pozicionohet dhe të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, i cili ia pakëson gurët e kandarit Kosovës në negociatat me Serbinë?

    Këto nuk duhen ndërlidhur në asnjë moment. Iniciativa e Ballkanit të Hapur është një paradhomë e asaj që përfaqëson sot Bashkimi Evropian. Dhe unë besoj dhe shpresoj që koha do të tregojë që edhe Kosova, edhe Mali i Zi, edhe Bosnja-Hercegovina do t’i bashkohen kësaj iniciative.

    Dhe një pyetje që mund ta shtrojë një protestues sot në Shqipëri. Çdo shqiptar sot duhet të shtrëngojë rripin. A mos ka ardhur koha që vizita të tilla ndoshta të bëhen në mënyrë digjitale për të kursyer disa para nga buxheti i shtetit?

    Pas më shumë se dy vjet e gjysmë pamundësie për t’u takuar me kolegët e Bundestagut, ishte e nevojshme për një shkëmbim mes katër syve të shumë çështjeve, të cilat duhet të ecin përpara. Unë mendoj që sot edhe ne shqiptarët në Tiranë apo kudo gjetkë, duhet të jemi shumë më të bashkuar me njëri-tjetrin. Në fund të fundit duhet ta kuptojmë se jemi në prag të një lufte edhe më të gjerë sesa ajo që po ndodh në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte duhet t’i përballojmë të gjithë së bashku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit