17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Diagnostikimi me këtë sëmundje bën që Bruce Willis të tërhiqet nga aktrimi!

    Aktori i njohur Bruce Wills do të heqë dorë nga aktrimi për shkak të diagnostikimit me afazi.

    Afazia është një çrregullim gjuhësor me origjinë cerebrale. Njerëzit që vuajnë nga afazia mund të kenë probleme me të folurit, të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit.

    Lajmin e ka dhënë me anë të një postimi në Instagram ish-gruaja e Bruce, Demi Moore, me të cilin aktori i njohur ruan një miqësi të mirë.

    “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si një familje ne donim të ndanim që Bruce jonë i dashur po kalon disa çështje shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, që ka ndikuar në aftësitë e tij në të folur. Si rezultat i kësaj, Bruce po bën hapa pas në karrierë dhe kjo ka patur shumë rëndësi për të.

    Kjo është vërtet një kohë sfiduese për familjen tonë dhe ne e vlerësojmë shumë dashurinë tuaj të vazhdueshme, dhembshurinë dhe mbështetjen. Ne po e kalojmë këtë si një familje e fortë e bashkuar, dhe donim që t’i njihnim fansat me këtë sepse ne e dimë sa shumë vlen ai për ju, aq shumë sa ju për atë.

    Siç thotë gjithmonë Bruce, ‘Jetojeni jetën sikur të jetë dita e fundit’ dhe së bashku kështu e planifikojmë. Me dashuri Emma, Demi, Rumer, Scout, Tallulah, Mabel & Evelyn”, ka shkruar ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit