18.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Dieta e Luanit’ është trendi i fundit në TikTok, por sa e sigurtë është?

    Dietat ekstreme, shumë strikte dhe gati-gati sakrifikuese janë një JO e madhe për shkak të pasojave që shkaktojnë në shëndetin tonë.

    Trendi i fundit i dietave quhet “Lion Diet” dhe për momentin është shumë i famshëm në TikTok. Ai konsiston në konsumimin e mishit të gjitarëve (deleve, drerëve, buall, etj), kripës dhe ujit për 30 ditë ose dhe më gjatë se kaq. Kjo dietë u shpik nga një blogere dhe krijuese podcasti (që nuk është as doktoreshë dhe as dietologë). Mikhaila Peterson, ushqehet në këtë formë që prej dhjetorit të 2017-ës dhe sot thotë se dieta e luanit e ka ndihmuar të shërohet nga sëmundjet kronike, reumatizma, artriti, depresioni, etj.

    Po çfarë thonë ekspertët? Kjo dietë përfshin “eleminimin strikt të ushqimeve me qëllimin e vetëm të reduktimit të inflamacioneve dhe alergjive që vijnë nga ushqimet”. Dietat eleminuese nuk janë krijuar për t’u ndjekur gjatë në kohë, (maksimumi një muaj) sepse defiçitet në minerale dhe vitamina për shumë kohë krijojnë probleme në organizëm.

    Të tilla dieta, si kjo e fundit që është bërë trend në TikTok ndikojnë tek përmirësimi i gjendjeve kronike të shëndetit. Pra mund të vlejë për njerëzit që vuajnë nga alegjitë, ndjeshmëria ndaj ushqimeve, intoleranca, por është thelbësor fakti që duhet të merret përmes aprovimit të mjekut. Për shembull, duke ngrënë mish, kripë dhe ujë ju nuk do ta kuroni artritin, pavarësisht se personi në fjalë thotë të kundërtën.

    Mesazhi i gjithë kësaj?

    Nëse po përpiqeni të krijoni një plan të ri ushqimor apo të ndihmoni veten për të reduktuar një gjendje të caktuar shëndetësore, TikTok-u s’është vendi i duhur për t’u frymëzuar. Mund t’i dëgjoni për kuriozitet histori të tilla, por nuk ka asnjë dietë të tillë që bën “magji” duke shëruar sëmundjet. Përkundrazi, mund t’ju bëjë më shumë dëm sesa mirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit