rrjetin social “Facebook”. Në këtë video shfaqen momentet e para të nisjes së protestës së djeshme e cila po zhvillohej pararelisht me një grup të rinjsh që kishin zgjedhur të luanin basketboll në fushën te zona e “Tajvanit”.
Përmes këtyre pamjeve Rama ka ilustruar se njerëz të ndryshëm në liri të plotë zgjedhin ta kalojnë ndryshe kohën e tyre të lirë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, ka shkruar Rama krahë videos.



