Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga ciftet që e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.
Nga foto që postojnë në rrjetet sociale, ata shfaqen mjaft të dashuruar. Reperi së fundi i bëri moderatores një dhuratë aspak të zakontë.
Ai nuk e surprizoi të dashurën me lule apo cokollata, por me Shrek! Dyshja kanë parë bashkë filmin e animuar. Einxhel ndau me ndjekësit në rrjetet sociale video nga mbrëmja romantike.
Dj më pas e ka rishpërndarë në Instagram duke shkruar me humor: “Vetëm një dhuratë për 3 mujorin tonë të parë”.
Cifti thotë se janë duke jetuar bashkë herë në Tiranë e herë në Prishtinë në varësi të angazhimeve të tyre dhe se ende nuk e kanë vendosur se ku do stabilizohen përfundimisht.
Einxhel është takuar tashmë me familjarët e Dagz, me të cilët është ndjerë shumë mirë, madje dhe del shpesh me motrën e tij, Aurora.
