17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Djathë e bakllava, valixhet që alarmuan Portin e Durrësit dhe ngritën shtetin në këmbë kishin ushqime

    Një alarm i rremë për bombë u raportua paraditen e sotme në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, pasi punojësit e sigurisë pikasën një çantë të zezë.

    Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, punonjësit e sigurisë portuale, forcat xheniere dhe autoambulanca.

    Burimet bëjnë të ditur se forcat xheniere konstatuan dy valixhe të mbyllura dhe izolun menjëherë zonën, duke bërë dhe verifikimin me pajisje dhe qenin e Policisë.

    Nga kontrolli i kryer rezultoi se në valixhe kishte djathë dhe bakllava, që mesa duket i përkasin një qytetari që ka udhëtuar drejt Italisë. Më pas situata u rikthye në normalitet.

    Njoftimi i Policisë:

    Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se: Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë.

    Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit