Poetja Mimoza Ahmeti, e ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka folur për eksperiencën e saj në spektaklin “Ferma VIP”, duke ndarë reflektime mbi marrëdhëniet me disa prej konkurrentëve dhe projektet e mundshme muzikore pas daljes nga formati.
Ahmeti u ndal te dinamika me disa prej fermerëve, duke theksuar se me Zhakun, Ilirin dhe Klodin mund të kishte pasur një raport më të afërt dhe më krijues, por sipas saj, gara për çmimin e madh ndikoi në marrëdhëniet mes tyre.
Moza Ahmeti: Me Zhakun, Ilirin dhe Klodin mund të kishim pasur marrëdhënie më të mira dhe më kreative, sepse të tre kanë talent, por besoj që të tre donin fitoren. Ishin të rinj të talentuar, sepse unë vazhdimësinë aty e kisha të nevojshme ta kisha in art. Adi ishte një djalë shumë i talentuar dhe ishte një djalë që kishte shumë shpirt. Ju dha të gjithëve ë nga talenti i gatimit të tij. Gatuante për të gjithë, i jepte përqafime të gjithëve, jepte dashuri të gjithë.
E pyetur për mundësinë e miqësive jashtë fermës, Ahmeti theksoi se nuk e sheh veten të lidhur emocionalisht me marrëdhënie të forta nga formati, duke vënë në dukje rëndësinë e qetësisë personale dhe profesionale.
Borakaj: Duket sikur ndjeni një lloj keqardhje për Adin që e ndërpreu aq shpejt rrugëtimin.
Moza Ahmeti: Për Adin më ka ardhur shumë keq.
Borakaj: Do doje ta kishe një mik Adin jashtë ferme?
Moza Ahmeti: Për mua s’ka asnjë lloj rëndësie. Unë dua që njerëzit të jenë të qetë. Kjo është gjëja, objektivi im kryesor. Që unë të jem qetë në punë time, ai të jetë qetë in punë të vetë. Dhe unë mendoj që është më mirë që ai të jetë i qetë në punë të vetë dhe unë të jem e qetë në punë time.
Borakaj: Ka ndonjë fermer që do doje ta kishe mik pas?
Moza Ahmeti: Unë s’jam pasionante, as obsesive mbas relacioneve. Unë shoh kush relacion, cili relacion mund të eci.
Në fund, poetja zbuloi edhe një surprizë të këndshme nga bota e muzikës, duke thënë se ka marrë një propozim për bashkëpunim.
Moza Ahmeti: Unë jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën për të bërë një këngë me mua, edhe Bujaka. Po i thashë ka radhë.



