spot_img
spot_img

“Do martoj vajzën, jam i lumtur” – Biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para se të ekzekutohej: Mezi pres atë ditë

spot_img

Gjyqtari Astrit Kalaja, u ekzekutua dje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, i cili humbi jetën pas atentatit.

Vrasja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku përveç gjyqtarit janë plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor.

Një koleg i gjyqtarit Kalaja ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha bisedën e fundit që bëri me të, para seancës që rezultoi fatale për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë,” ishte shprehur ai.

Gjyqtari Kalaja u qëllua me tre plumba dhe ndërroi jetë në vend. Pas krimit, autori doli nga ambientet e Gjykatës dhe pa u larguar shumë, iu dorëzua një patrulle policie duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur.

Lajmet e fundit