14.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Do të të zhduk” – Miri kërcënon Ilir Vrenozin, “tërbohet” ish-banori i Big Brother Vip: Ti do të më hash….

    “Gjithçka ka qenë në kuadër të lojës!”, epo mesa duket edhe kjo shprehje e famshme e përdorur gjerësisht edhe në këtë edicion të Big Brother Vip Albania, paske qenë në “kuadër të lojës”!

    Teksa ky edicion ka përfunduar, me fituese Selin Bollatin, hatërmbetjet, inatet dhe sherret nuk kanë mbetur veçse në shtëpi, e kjo u dëshmua edhe një natë më parë gjatë post Big Brother Vip Albania.

    Së fundmi ka qenë Ilir Vrenozi një nga konkurrentët e këtij edicioni i cili ka hedhur akuza të forta kundrejt Mirit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka bërë me dije se përgjatë mbrëmjes së djeshme, jashtë kamerave, Miri e ka kërcënuar duke i thënë “Do të zhduk”. Madje sipas asaj që Iliri thotë dëshmitarë kanë qenë edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

    “Ore do kalojmë te Myslym Shyri ne. Jo, jo atje. Jo në Myslym Shyr vëlla. Më tmerroi Miri dje, më tha do të zhduk. Miri më kërcënoi dje më tha do të zhduk. Tani, se nuk dua të shaj, vetëm për respektin. Aty më iku truri, por…. Që këtu doli nga shtëpia, që bëmë atë si party aty brenda më erdhi ma drejtoi gishtin ën një mënyrë që nuk më pëlqeu por e tolerova, i thashë çfarë ke. Të nesërmen shkuam te festa, edhe duke kënduar aty më tha mua, merrej me mua se ti dole vetë.

    Dhe dje kishim post Big Brother dhe  kishte qëndruar aty dhe ishte dhe Arbër Hajdari dhe Monika dhe më thotë mua: ‘Po ti…pse mbështete Selinën’, i tha Arbëri po ‘Atëhere ishte fillimi, prime i dytë’ dhe ai ‘ti the Miri dhe tani…’, pastai i tha Arbëri ‘Iliri ka qenë konstant në mendimet e tij’. E mora anash, kur vetëm dëgjoj që më thotë ‘do të zhduk’”, thotë Iliri ndër të tjera.

    “Do të të zhduk!” Miri kërcënon Ilir Vrenozin,
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit