Pas debatit të tensionuar mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”, ish-konkurrentja e BBVA 5, Edisa Demollari nuk është kursyer me deklaratat dhe ka reaguar publikisht ndaj opinionistit Arjan Konomi përmes rrjeteve sociale.
Reagimi i saj erdhi pas përplasjeve të forta verbale gjatë transmetimit, ku Konomi bëri disa komente në adresë të saj. Në një postim në Instagram Story, Edisa përdori një ton ironik dhe kritik, duke i kthyer përgjigje opinionistit me akuza personale.
Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk pati mundësi të reagonte siç duhet gjatë debatit, pasi u përball njëkohësisht me disa persona. Më tej, ajo vijon me komente thumbuese ndaj Konomit, duke prekur edhe çështje personale dhe duke përdorur një stil sarkastik në deklaratën e saj.
“I dashur Arjan Konomi, më paska shpëtuar ‘spërdredhja’ sepse m’u sulën tre veta menjëherë dhe nuk kisha kë të dëgjoja përpara. Ti e njeh тё mirë këtë term, sepse ke sperdredhur seksualitetin tënd, i nderuar. Do të thosha se je ‘gay’, por siç thotë ajo barsaleta: ‘Gay’është Elton John, të keqen baba, ti je..”.




