Ka plasur një sherr i fortë mes Donaldit dhe Einxhel në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjithçka nisi në kur Einxhel kishte thënë në dhomën e rrëfimit se Donaldi dhe vëllai i tij, Romeo, janë bërë të famshëm në shoëbiz për shkak të lidhjeve të tyre me vajzat e njohura si Bora Zemani dhe Jonida Maliqi.
Më tej, kanë vijuar akuzat, teksa Einxhel ka zbuluar edhe arsyen pse është zënë me Donaldin jashtë shtëpisë.
“Bëra aksident me makinë dhe më hoqën nga puna ditën e spektaklit. Kam pas shenja dhe dokumenta policie. Dhe Donaldi dhe vëllai më hoqën nga puna dhe nuk më pyetën as si jam. Më shkruan pas pesë ditësh dhe më hoqën nga puna. As nuk më paguan dhe për këtë keni dëshmitare Marjana Kondi”, u shpreh moderatorja e revoltuar