Trekëndëshi Donald-Bora-Trixa u kthye në ushqim për muaj me radhë për mediat rozë, e duket se jehona e tij vazhdon akoma.
Historia e dashurisë mes aktorit dhe këngëtares nga Kosova përfundoi sapo u mbyll Big Brother VIP, ndërsa në rrjetet sociale menjëherë u diskutua një rikthim i mundshëm i tij me moderatoren.
Ndërkohë së fundi, kanë duke qarkulluar disa imazhe ku një nga fansat e Donaldit ka realizuar një bisedë me nënën e Oriola Marashit, Xhoi Jakajn. Oriola ka qenë nga një mbështetëset e flakta të Triksës, kur ajo ishte në BBV, dhe e ëma po ashtu.
Në bisedë ajo thotë se ishte Donaldi ai që e la Trixën, megjithëse nuk pranon se di diçka por bazohet tek portalet. “Të paktën ta mbante 2 muaj pas daljes”, u shpreh Xhoi. Ndërsa më poshtë shton ‘’Doni do Borën, kjo dihet’’.