spot_img
spot_img

Drejtori i ri i Policisë Bashkiake në Vlorë: Luani duket nga strofulla e tij, ndaj vendosa të rikonstruktoj ambientet e zyrës

spot_img

Emiljano Islamaj është drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Vlorës. Djali i ri në moshë duket se e ka me pasion të madh detyrën e re, ndaj edhe me krenari tregon se punën e ka nisur duke rikonstruktuar zyrën e tij dhe ambientet e tjera.

Mund të duket e pabesueshme, por është pikërisht ajo që ka pohuar vetë Islamaj me gojën e tij, në një intervistë për televizionin lokal “6+1 Vlora”.

“Luani duket nga strofulla e tij, ndaj edhe ne nisëm me një rikonstruksion që siç e shikoni nuk është në gjendjen e duhur. Direkt, gjëja e parë që bëra”, thotë ai.

Dhe nga pamjet, godina e policisë bashkiake tashmë është lyer ngjyrë…rozë.

Lajmet e fundit