spot_img
spot_img

Dua Lipa paditet për plagjiaturë, ja për cilën këngë bëhet fjalë!

spot_img

“Artikal Sound System” ka ngritur një padi për shkelje të të drejtave të autorit kundër Dua Lipa, pasi sipas tyre këngëtarja ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”.

Grupi i zhanerit ‘reggae’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripjesë e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”.

Kënga u publikua në vitin 2017 dhe në padi thuhet se skuadra e këngëtares me origjinë shqiptare e dëgjoi në vitin 2020 dhe kopjoi në mënyrë flagrante melodinë gjatë shkrimit të këngës.

Padia gjithashtu emëroi ‘Warner Records’ dhe disa të tjerë si të paditur dhe kërkon të ardhurat e bëra nga “Levitating”.

“Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë të pavarur”, thuhej në padi.

Megjithatë, komentuesit në mediat sociale i janë përgjigjur padisë dhe besojnë se këngët tingëllojnë të ngjashme, por nuk është e njëjta këngë.

 

 

Lajmet e fundit