13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Duhen prokurorë trima”, xhaxhai i Aleks Nikës që kërkon gjakun e të nipit zbulon çfarë i tha Altin Dumani

    Mark Nika, xhaxhai i protuestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, Aleks Nika ka zbuluar bisedën që ai pati këtë të martë me kreun e SPAK, Altin Dumani.

    Nika tha se takimi ishte kërkuar nga ai me qëllimin që të kërkonte kalimin e çështjes në SPAK, pasi nuk kanë më besim nga Prokuroria e Tiranës.

    Në përgjigjen e dhënë kreu i SPAK, Altin Dumani, nënvizoi se çështja do të shqyrtohet nga Prokuroria e Posaçme nëse përmbush kriteret ligjore.

    “Nuk ka bërë premtime. Ai tha që çështja do të trajtohet sipas procedurës që ka. Nëse plotëson kriteret që duhet ta marrrë SPAK-u, ne nuk hezitojmë tha. Duhet të plotësojmë të gjithë dokumentacionin që duhet pasi SPAK-u funksionon me prova.

    Nëse nuk merret SPAK ajo çështje do të varroset përfundimisht. Ne do të plotësojmë të gjitha kushtet që ajo çështje të merret nga SPAK-u. Sepse SPAK-u ka të gjitha garancitë ligjore, morale dhe profesionale.

    Aty janë prokurorët më profesional, më të mirë, më të zotë më trima. Pasi kjo çështje do dhe prokurorë trima dhe profesional. Pasi e kanë të vështirë ata të thërrasin Berishën dhe ish-liderin e opozitës Basha për tu marrë në pyetje”, tha Nika.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit