14.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Duhet ta provoni se s’bën metodën skandinave të gjumit!

    Metoda skandinave e gjumit mund të jetë veçanërisht e dobishme për çiftet që kanë dallime në preferencat e temperaturës, ose nëse njëri partner është nga ata që gjatë natës “vjedh” të gjithë jorganin.

    Kjo metodë gjumi duket si një kompromis perfekt edhe për çiftet që ndryshojnë për sa i përket preferencave të tyre të shtratit, por nuk duan të flenë në dhoma gjumi të veçanta.

    Metoda është gjithashtu një opsion i shëndoshë edhe për çiftet që flenë e zgjohen në orare të ndryshme.

    Nëse keni menduar ndonjëherë të merrni një “divorc gjumi” nga partneri juaj, ndoshta është më mirë të provoni “metodën skandinave të gjumit”.

    Ideja është fare e thjeshtë: Ju mjafton të fleni si zakonisht, në të njëjtin shtrat, por me jorganë/batanije të veçanta.

    Thuhet se ky truk i thjeshtë do ju përmirësojë gjumin dhe si rrjedhojë, edhe marrëdhënien tuaj.

    Kjo praktikë është mëse e zakonshme në të gjithë Skandinavinë (e cila përfshin Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë). Tani, po përhapet dhe në gjithë Europën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit