spot_img
spot_img

“Dukesh si përbindësh”, fansat “të tmerruar” nga fytyra e Nicole Kidman në foton e fundit!

spot_img

Disa ndjekës të aktores Nicole Kidman kanë reaguar ashpër ndaj postimit të saj të fundit në rrjetet sociale, një foto duke buzëqeshur në krah të regjisores Lulu Wang në xhirimet e serialit të ri të Amazon “Expats”.

Sipas NYPost, ata thanë se fytyra e yllit hollivudian dukej ndryshe, e fryrë, e shtrënguar dhe pa rrudha. Ata mendojnë se 54 vjecarja, fituese e cmimit Oskar, mund të ketë bërë sërish operacione plastike në fytyrë.

Çfarë ke bërë me fytyrën tënde?!?!?!!!? Ti po fillon të bëhesh si një përbindësh, është e trishtueshme sepse ishe e bukur”, shkroi një fans në postim.

Ti nuk dukesh si Nicole,” komentoi një tjetër.

“Diçka nuk shkon me fytyrën tënde,”shkroi dikush tjetër.

Lajmet e fundit