spot_img
spot_img

“Dy ballista…” – Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si rrotullohet Mit’hat Frashëri me këta karagjozë

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të ndodhur në Kuvend, ku deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, iu afruan kreut të qeverisë në një përplasje verbale.

Rama publikoi një video nga momenti i debatit, të shoqëruar me një këngë ironike me vargjet: Dy ballista në një portë dale dale, njëri korbë e tjetri sorrë dale.

Kryeministri vijoi ironitë ndaj dy deputetëve të opozitës, duke shkruar:

“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës.

Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve.

 

Lajmet e fundit