Dy helikopterë ushtarakë i janë bashkuar ditën e sotme Bazës së Forcës Ajrore në Rinas.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka ndarë edhe një video në faqen e tij në rrjetet sociale nga ulja e 2 helikopterëve në bazë.
Krahas videos, Nufi shkruan se 2 helikopterët i janë bashkuar Bazës së Forcës Ajrore në Rinas për një qëllim të veçantë, për të cilin ka thënë se do ta tregojnë në ditët në vijim.
“Dy helikopterë iu bashkuan sot Bazës së Forcës Ajrore në Rinas! Për një qëllim të veçantë… Dhe për një histori që do ta tregojmë në vijim…”, ka shkruar ministri Nufi në rrjetet sociale.



