Në një kohë kur jeta urbane shpesh duket kaotike dhe e mbingarkuar, lehtësia për të lëvizur në këmbë po kthehet në një nga elementët më të rëndësishëm të një qyteti funksional. Sipas një studimi të fundit global nga Time Out, Seuli është shpallur qyteti më i mirë në botë për këmbësorët për vitin 2026.
Studimi, i realizuar në bashkëpunim me Intrepid Travel, tregon se shumica dërrmuese e banorëve e vlerësojnë lëvizjen në këmbë në Seul si “të mirë” ose “shkëlqyer”. Plot 93% e të anketuarve konfirmojnë se qyteti është jashtëzakonisht i lehtë për t’u eksploruar pa pasur nevojë për transport.
Pavarësisht përmasave të mëdha, Seuli ka investuar në mënyrë inteligjente në infrastrukturën për këmbësorët, duke e bërë ecjen jo vetëm praktike, por edhe një përvojë të këndshme. Një nga shembujt më të spikatur është Cheonggyecheon, një rrugë ujore urbane rreth 10 kilometra e gjatë, e rrethuar nga hapësira të gjelbëruara dhe trotuare moderne që tërheqin çdo ditë mijëra vizitorë.
Po ashtu, një tjetër projekt unik është Seoullo 7017, një ish-rrugë automobilistike e shndërruar në park të ngritur mbi qytet, që ofron një mënyrë alternative dhe shumë estetike për të lëvizur në këmbë, larg trafikut.
Në vendin e dytë renditet Edinburgh, i cili mbetet shumë pranë Seulit në klasifikim. Kryeqyteti skocez vlerësohet për kombinimin e historisë, arkitekturës dhe aksesit të lehtë në këmbë. Atraksione si Arthur’s Seat dhe Calton Hill ofrojnë pamje spektakolare dhe janë lehtësisht të arritshme pa transport.
Në të njëjtën kohë, pikat kryesore turistike si Edinburgh Castle dhe galeritë kombëtare janë të vendosura pranë njëra-tjetrës, duke e bërë qytetin ideal për eksplorim në këmbë.
Pra nëse urreni transportin urban (dhe keni buxhetin e mjaftueshëm), zgjidhni këto alternativa.



