10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “E besuar e amerikanëve, njihet si gruaja pa fjalë e terrenit”, kush është Vlora Hyseni sipas publicistit nga Presheva

    Nga Valon Arifi*

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, në një takim me Presidentin, z.Bajram Begaj, bëri të ditur se këtij të fundit i dha emrin propozues për drejtuesen e re të institucionit më të rëndësishëm shtetëror për çështje të sigurisë, Shërbimit Informativ Shqiptar.

    E njohur në çështje të sigurisë, me një bagazh të suksesshëm dhe pa shumë fjalë, ish-zv.drejtoresha e Agjencionit te Inteligjencës së Kosovës, znj.Vlora Hyseni, ishte emri i Ramës.

    Vlora Hyseni është një grua e gjeneratës së re, e cila për gjysëm dekade ishtre truri kryesor i inteligjencës kosovare për veriun e vendit, aty ku mbase Kosovës i cënohej më së shumti siguria kombëtare; aty asgjë nuk kalonte pa u identifikuar nga ajo.

    Hyseni ushtroi edhe funksionin e drejtueses së Agjencionit për nje kohë më të shkurtër.

    Ajo njihet si kuadro që sukseset e saj i ka arritur pa shumë fjalë, rrjedhimisht njihet si grua e parë e terrenit, dhe jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, ku kohët e fundit ishte këshilltare e Kryeministrit Rama, por edhe jashtë kufijve të tyre.

    Ngritjen në karriere apo edhe detyra të caktuara, Hyseni asnjëherë nuk e pati falë politikës. Edhe pse është njohëse e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk është marrë me politikëbërje.

    “Gruaja shqiptare e terrenit”, siç edhe njihet ndryshe, Vlora ka qenë aktive në terrene ndërkombëtare, çka edhe e ka bërë shumë të besueshme për partnerët nderkombëtarë, veçmas ato amerikane.

    Emërimi i saj në krye të SHISH, si insititucion i një shteti anëtar të NATO-s, rrit besimin edhe te partnerët e sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

    Njëherësh po shihet si emërim dhe hap shumë pozitiv nga Kryeministri Rama, duke u bazuar në kompetenca, vlera dhe atë që përfaqëson tashmë kandidatura e drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shqiptar, guximin e hekurt për t’i shërbyer vendit.

    *Valon Arifi është publicist, aktivist i shoqërisë civile nga Presheva

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit