spot_img
spot_img

“E mbylla ndeshjen para kohe sepse më tha Zoti, përndryshe kthehesha me arkivol”

spot_img

Arbitri nga Zambia, i cili u bë i famshëm në Kupën e Afrikës për shkak se i dha fund dy herë para kohe ndeshjes Tunizi-Mali, shpjegoi atë që ndodhi.

“Ishte shumë vapë atë ditë dhe lagështia ishte gati 85%. Kushtet e vështira atmosferike i ndjeva që kur bëra nxemjen para ndeshjes. Edhe kur piva ujë, m’u duk sikur nuk kisha pirë fare.

Por, ndeshja duhej të luhej dhe ne (arbitrat) e bëmë detyrën. Në pushimin e saj ishim shumë të lodhur dhe kur hymë në fushë për pjesën e dytë, ndiheshim sikur nuk kishim pushuar fare.

Nuk mundesha të dëgjoja fare lojtarët në fushë. Më flisnin, por nuk i merrja vesh. Ditën pasardhëse kam shkuar në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme”, kujton arbitri Janny Sikazwe.

Lajmet e fundit