spot_img
spot_img

E moshuara çobane prej 35 vitesh: S’jetohet me 10 mijë lekë pension, bagëtitë i kam si motra

spot_img

Mrika Frroku është çobania që çdo ditë bën 4 km në këmbë për të kullotur bagëtitë.

Prej 35 vitesh, 76-vjeçarja nga Lezha nuk e ka lënë kurrë blegtorinë, të cilën e ka pasion dhe profesion.

Për të kullotur bagëtitë 2 km larg, për t’i ushqyer, i çoj në malin e Shna Prenës. Vij në darkë. 2 km për të shkuar dhe 2 për të ardhur,” thotë Mrika.

E zhvendosur nga Kaçinari i Mirditës në periferi të qytetit të Lezhës, të moshuarën e takojmë rrugës së kalasë së qytetit, duke dërguar bagëtitë për kullotë.

Vitet që mban mbi supe nuk ia kanë zbehur dëshirën dhe pasionin për gjënë e gjallë.

Mes lotësh, Mrika rrëfen se forcën për të shkuar çdo ditë në mal e gjen tek bagëtitë e saj.

Nuk ka me se të jetoj. Me një pension 10 mijë lekë unë nuk mund të jetoj. Jam e vetmuar. Këto [bagëtitë] i kam si motra, si shoqe. Ja si rrinë!” tregon 76-vjeçarja.

Mrika Frroku është ndër personat e pakëë që mban bagëti të imta në zonën e Lezhës, pasi blegtorët po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga profesioni.

Lajmet e fundit