Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në një shkollë në Tiranë, ku mësuesi i teknologjisë (TIK) është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe pa asnjë komunikim duke marrë me vete dhe 26 laptoptët e shkollës.
Ngjarja është zbuluar pasi stafi i shkollës e denoncoi në polici mësuesin duke qenë se nuk kishin arritur të kontaktonin me të prej 4 ditësh.
Ndërsa mësohet se mësuesi i TIK-ut ka marrë me vete dhe çelësin e sallës së kompjuterave, e për rrjedhojë stafi i shkollës është detyruar të hapë me forcë derën e sallës.
Në momentin kur kanë hyrë në sallën e kompjuterave mësohet se mungonin 26 laptopë. Për vjedhjen e laptopëve dyshimet kanë rënë mbi mësuesin që është zhdukur, pasi bëhet me dije se çelësin e sallës së kompjuterave e kishte vetëm ai.



