Georgina Rodríguez ka reaguar pas komenteve të shumta për trupin e saj, të cilat nisën të qarkullonin pas publikimit të disa fotografive me bikini nga pushimet në Mallorca. Partnerja e Cristiano Ronaldos pranoi se kritikat e prekën, por vendosi t’u përgjigjej duke mbrojtur format dhe ndryshimet natyrale të trupit të saj.
“Kam parë lloj-lloj komentesh për disa fotografi të miat në një varkë. Disa japin mendimin e tyre për trupin tim, ndërsa të tjerë më mbrojnë”, shkroi ajo në Instagram.
Sipas Georginës, kjo situatë përsëritet pothuajse çdo verë.
“Gjëja më interesante është se kjo ndodh çdo verë. Çdo vit trupi im bëhet përsëri lajm.”
Ajo theksoi se trupi i çdo gruaje ndryshon me kalimin e kohës dhe se lumturia nuk mund të përcaktohet nga pesha apo masa e rrobave.
“Trupi im do të ndryshojë, ashtu siç ndryshon trupi i çdo gruaje. Dhe shpresoj që të vazhdojë të ndryshojë për shumë vite, sepse kjo do të thotë se jam ende duke jetuar.”
Georgina tregoi gjithashtu se kishte folur me Cristiano Ronaldon për pasigurinë që i shkaktuan komentet.
“I thashë: ‘Më shqetëson fakti që tani po më quajnë të shëndoshë, sepse jetoj nga imazhi im’.”
Sipas saj, futbollisti iu përgjigj:
“Ti nuk jeton nga imazhi yt. Ti jeton nga ajo që je. Një grua e përsosur, e bukur, me një trup të mrekullueshëm, një nënë, një njeri i mirë, e suksesshme dhe dikush që e jeton jetën me dashuri. Çfarë mund të kërkosh më shumë?”
Në fund, ylli i “Soy Georgina” e mbylli deklaratën e saj në Instagram me një mesazh ku u shpreh sedëshiron t’u mësojë vajzave të saj se vlera e një personi nuk duhet të varet kurrë nga pamja fizike apo nga opinionet e njerëzve të panjohur.
“I dua format e mia. E dua lirinë për të jetuar në trupin që zgjedh. Një trup që meriton respekt, dashuri dhe mirënjohje në çdo version të tij.”



