4.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E realizoi brenda “BB VIP”, Donaldi dhuron të ardhurat nga piktura për fëmijët autik

    Donald Veshaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP”. Pavarësisht se nuk fitoi përballë Ilir Shaqirit, Donaldi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pasi doli nga shtëpia e famshme, aktori i humorit tha se do të ndërtojë katër shtëpi, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë.

    Sipas tij, këtë vendim e ka marrë si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga njerëzit. Gjatë këtyre ditëve, ai ka qëndruar në heshtje. Edhe pse mediat shkruajnë vazhdimisht për arsyen e ndarjes me Beatrix Ramosaj, Donaldi ka preferuar të mos flasë deri më tani.

    Së fundmi, Donaldi ka bërë një vizitë në një qendër për fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Ka qenë ABA Therapy Center që ka ndarë disa foto, ku Donaldi shihet pranë fëmijëve. Donaldi tha se të ardhurat e pikturës së shitur në ankand, që realizoi brenda shtëpisë së BB, shkuan për këta fëmijë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit