11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “E shfrytëzoi situatën për biznes”: Si u pasurua Bora nga puthja dhe “tradhëtia” e Donaldit!

    Deri përpara disa kohësh, Bora Zemani ishte një moderatore simpatike si mjaft të tjera. Padyshim, me prezantimin e “Përputhen” në Top Channel, rëndësia e ekranit shtoi dhe peshën e saj si prezantuese. Por tashmë, emri i Bora Zemanit është kudo, dhe kjo me tepër se cdo gjë tjetër duket se i detyrohet historisë së saj me Donald Veshajt, pose më saktë, pjesës së fundit të lidhjes së tyre: Puthjes me të në shtëpinë e BBV, dhe lidhjen e tij më pas me Beatrix Ramosaj, që e vendosi dashur pa dashur edhe Borën ne trekëndëshin më të përfolur të dashurisë këto kohë.

    Karriera e saj sot është në pikën më të lartë. Edhe pse humbi Donaldin, Bora fitoi mijëra ndjekës, duke pasur shumë më shumë se 1 milion të tillë. Sipas panorama.com, edhe pagesat në “Instagram” janë rritur. Aktualisht, ajo është ndër më të paguarat në rrjetet sociale, ku shifrat për një postim janë marramendëse.

    Ndaj ajo ka ditur ta përdorë këtë moment edhe për biznesin e saj. Prej kohësh, ajo ka një markë të vetën për veshje, që muajit e fundit është bërë edhe më popullore. Ndërkohë që rrjetet sociale “vlojnë” nga trinomi i dashurisë mes saj, Donaldit dhe Beatrix, ajo jo vetëm është shfaqur e pashqetësuar nga aktualiteti, por duket se ka ditur ta përdor në favor të sajin, vazhdon shkrimi.

    Erdhi pranvera fmi…”, ka shkruar së fundi, dhe duket se në fund të muajit të ardhshëm, prezantuesja do të zgjerojë brandin e saj, duke ardhur edhe në një dimension tjetër.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit