15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “E shfrytëzove situatën, doje të dilje se kishe koncerte”, debat mes Big Mamës dhe Antonelës: Je skuthe

    Antonela Berisha dhe Big Mama janë përballur sërish në Post Big Brother VIP. Gjatë debatit që patën në BB VIP, Big Mama doli nga shtëpia e famshme pasi Antonela tha se e kishte sharë në serbisht. Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.

    Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, Antonela e akuzoi se e shfrytëzoi situatën për të dalë nga shtëpia se kishte angazhime muzikore. Ndërsa Big Mama iu drejtua Antonelës duke i thënë mashtruese dhe skuthe. “E ke shfrytëzuar më së miri, ke dashur të dilte atë natë sepse ke pasur koncerte.

    Gjete mënyrën më të mirë me e shfrytëzuar. Doje të dilte atë natë.“, tha Antonela. “Ti bëre një akuzë ndaj meje dhe u mundove të më prekësh në pikën më të dobët për të më ulur.“, ia ktheu Big Mama. “Që ditën e parë ka ardhur me sulme ndaj meje.

    Më thoshte shyqyr që erdha se mezor prisja që t’i fusja dy shpulla. Nuk më duket një mënyrë elegante me iu drejtuar një vajze më të re, kushdo që të jem unë, edhe nëse jam askushi”, tha Antonela.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit