9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E veshur me fustan nusërie, Kejvina Kthella i propozon për martesë miliarderit!

    Modelja e njohur Kejvina Kthella është ndër personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar.

    Ajo di gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut, dhe kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi ku shihet e veshur me fustan të bardhë nusërie.

    “Martohemi bashkë???”, ka shkruar me humor Kejvina përkrah fotografive, ndërkohë që ka etiketuar miliarderin e njohur, Elon Musk.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të modeles të cilët kanë nisur të komentojnë me ironi dhe batuta.

    Kujtojmë që pak kohë më parë modelja i dha fund lidhjes së saj me një biznesmen shqiptar.

    Ajo ka fshirë nga Instagrami fotografitë me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit