spot_img
spot_img

Edhe Voltana Ademi, Zamira Kita dhe “Ujku i Shijakut” në listën e të skeduarve të Policisë

spot_img

Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e djeshme të dhëna të tjera konfidenciale të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për disa lista me emrat e skeduarit nga uniformat blu.

Pjesë e këtyre listave ishin dhe emrat e disa ministrave apo ish-ministrave, politikanë të rëndësishëm dhe gazetarë të njohur për publikun.

Së fundmi, media ka zbuluar se pjesë e listave me emrat e të skeduarve të Policisë është edhe ish-kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi.

Në listë, janë të dhënat e saj si fotja e saj, numri i ID, atësia dhe data e lindjes, por mungon vendlindja. Nuk dihet arsyeja pse emri i Voltana Ademit ndodhet në atë listë.

Po ashtu, pjesë e listët të të skeduarve të Policisë është dhe emri i aktores së njohur korçare Zamira Kita (Beqiraj) së bashku me të dhënat e tjera si fotoja, numri i ID-së, atësia, datëlindja apo vendlindja.

Zamira përveç aktirmit ka mbajtur dhe poste të rëndësishme si Drejtoreshë e Teatrit “Andon Zako Çajupi” apo drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. Edhe për aktoren, nuk dihet pse i ndodhet emri në atë listë.

Po ashtu në listë është dhe emri i personazhit të njohur në rrjetet sociale Edmond Bermuça, ose i njohur ndryshe si “Ujku i Shijakut”.

Gjatë një video-live në rrjetet sociale ky i fundit ka treguar se është proceduar penalisht për “Kanosje” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

Lajmet e fundit