spot_img
spot_img

“Edi je i çmendur” – Liderët e BE priten me shfaqje baleti dhe piktura në Kryeministri

spot_img

Liderët e BE-së dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit janë pritur me një shfaqje baleti në ambientet e Kryeministrisë para nisjes së punimeve të samitit.

Dy balerinët dhuruan një shfaqje të shkurtër për pjesëmarrësit që ndoqën nga afër pjesën e tyre.

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.

Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor.

Megjithatë ai falënderoi kreun e qeverisë për mundësinë e dhënë, ndërsa pjesëmarrësit e Samitit vijuan me axhendën e tyre.

Lajmet e fundit