spot_img
spot_img

Edi Paloka: Të rinjtë janë monstra, ndaj nuk iu hapim rrugë dhe nuk largohemi nga politika ne

spot_img

Edi Paloka ka thënë  se personat e rinj që janë përfshirë në politikë janë “monstra”, prandaj nuk është kusht që dikush i ri të jetë më i pastër dhe më i mirë në politikë.

“Të gjithë jemi koshientë, nga Berisha i pari, që në këto kushte ne nuk fitojmë me Ramën. Nuk është kaq e thjeshtë, është i ri dhe ky duhet të jetë. Jo. 

Për fat të keq ata që kanë hyrë si të rinj në politikë sot janë më monstrat.

Nuk është kusht që je më i ri dhe je më i pastër e më i miri. Eksperienca është vlerë, vlerësohet karriera në botë. Hajde më rrëzo me votë. Në demokraci është vota”, tha ai.

Paloka u shpreh se hapjen në parti nuk e garanton Statuti, çdo gjë është çështje vullneti.

Më 22 maj Sali Berisha i cili garonte përballë Ibsen Elezit u zgjodh kryetar i ri i PD-së.

Lajmet e fundit