15.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama dhe korrupsioni

    Nga Brizida Gjikondi

    Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa gjigand në prosperitetin viziv të saj, tek ajo sundon korrupsioni. Dhe për këtë dukuri anti kombëtare është i vetëdijshëm edhe kryeminstri i shqiptarëve.

    Nuk ka qënie më të pështira se ata zyrtarë të një kombi të cilët, grabisin, varfërojnë dhe poshtërojnë Atdheun e tyre.
    Shpesh në politikë afrohen njerëz mediokër, parazitë, qënie plot vese që qëllim kanë pasurimin nëpërmjet sevilizmit dhe bindjes së verbër ndaj pushtetit.

    Cka është më e rëndë në këto dekada mbushur plot me korrupsion në cdo drejtim është korruptimi moral, plasja e cipës, ambjentimi me këtë kancer. Këto dekada ka një rënie të frikshme të etikës dhe moralit kombëtar. Nuk skuqet dhe nuk indinjohet më askush biles ka dhe amnezi kolektive. Harrohet, heshtet dhe falen krimet korruptive të mëparshme për më tepër shpesh një i korruptuar bën karrierë në këtë sistem të frikshëm antivlerash.

    Pushteti politik me epideminëe e tij ka arritur të infektojë edhe shoqërinë, edhe mediat. Ambjentimi me korrupsionin është bashkëfajësi dhe kalbëzimi një shoqërie. Është një sëmundje që do mbartet në breza. Që vret vlerat reale, të atyre shqiptarve që nëpërmjet studimit ndershmërisë dhe atdhedashurisë përballin jetën në heshtje dhe me dinjitet.

    Njerëzit profesionistë me integritet dhe të kulturuar i rrinë larg pushtetit politik pasi nuk duan të bëhen pis. Ata janë të pazëshëm dhe politika jo më kot nuk i dallon, pasi politika preferon të ngjashmit.

    Pushteti politik në Shqipëri pavarësisht divergjencave që ka mes kaheve psudo të majta e të djathta, kur bëhet fjalë për kontrollin e saj nga Institucionet e drejtësisë, ajo është hermetike dhe agresive.

    Jo më larg se mbrëmë u shfaq një personazh i këtij pushteti politik i cili në një degradim total psiqik lëshoi një lumë denigrimesh dhe fyerje folklorike drejt krerëve të këtyre Institucioneve. Pasi pushteti politik në Shqipëri nuk do që të jetë i kontrolluar. Kush ka administruar dhe administron pushtet politik në Shqipëri kujton se është mbi ligjin dhe kur del një institucion që zbaton ligjin kjo politikë e sulmon egërsisht.

    Pavarësisht se Kryeministri Rama në kuadër të fasadës dhe jo përmbajtjes krijoi një ministri antikorrupsion ajo nuk ka zhgënjyer askënd në asgjënë e saj. Korrupsioni tashmë ka përfshirë cdo sektor, nëpunës të shtetit. Mosndëshkueshmëria, morali zyrtar i munguar ka bërë që metastazat e korrupsionit të shtrihen kudo. Cdo nëpunës ka si qëllim sa do përfitojë dhe jo sa do i japshtetit të tij. Edhe ata që nuk grabisin se nuk kanë gjë në dorë me parazitizmin e tyre indirekt kryejnë korrupsion.

    Personalisht mendoj se korrupsioni në strukturat e shtetit shqiptar është tradhëti kombëtare.

    Deklaratat e kryeminstrit shqiptar se tenderat do ja lë në dorë Inteligjencës Artificiale janë tragjike për mendësinë që udhëheq kryeministrin tonë. Dmth ai jo vetëm është familjarizuar me këtë krim por i jep rehati mos zbulimit dhe ndëshikimit të këtij krimi. Dmth fajin e kanë lekët jo qëniet e kalbura që ai promovon.

    Po të shikosh edhe denoncimet e ditëve të fundit që kanë dalë për abuzimet me tenderat në fushën e shëndetësisë do kuptosh do kuptosh që nepotizmi, parazitizmi dhe pabesia shpesh vijnë nga njerëz që vetë pushteti i lartë i ka përkëdhelur dhe shpërblyer për arsye familjare.

    Dhe kështu ndodh kur përzjehet shteti me familjen.

    Korrupsioni është turpi i një vendi, i një kombi dhe një lideri politik që drejton shtetin në atë epokë të caktuar. Është një pabesi dhe harakiri që cmimin ta kthen mbrapsht me interesa. Korrupsioni të bën të rikatueshëm, të cënueshëm dhe peng të krimit dhe jo të interesave të kombit.

    Korrupsioni përmbys strukturat e vlerave, zbon shqiptarët e ndershëm dhe shton farën e vet të hidhur.
    Korrupsioni zhbën cdo arritje dhe prosperitet viziv. Është si ajo molla e kuqe plot shkëlqim nga jashte por plot krimba nga brënda.

    Korrupsioni  do ndëshkuar egërsisht, me atë dukuri antikombëtare, nuk ka rrugë të mesme, ose do e luftosh ose do bësh pjesë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit