5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Edi Rama o legen”, ministrja e Arsimit tronditet nga përdorimi i fëmijëve në protestë: Ç’dreq prindër jeni ju?

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar lidhur me protestat kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, duke kritikuar protestuesit se po keqpërdorin fëmijët.

    Në një postim në “Facebook”, Kushi ndalet tek fjalimi i një vogëlusheje e cila i kërkonte kryeministrit Edi Rama që të largohej nga pozicioni nëse nuk plotësonte kërkesat. Ndërsa në një moment e quan atë “legen” duke e cilësuar të “pa denjë” për detyrën.

    Por ministrja thotë se vajza ishte orkestruar dhe stimuluar sipas saj që të përdorte këto fjalë fyese.

    “Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

    Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës.”- shkruan ajo.

    Kushi thotë se është “tronditur vërtetë” nga kjo ngjarje pasi sipas saj në shkollat tona një armatë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve “me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin”.

    Ajo shton se proteston kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta.

    Reagimi i plotë i kushit

    Rastësisht pashë në media një vajzë të vogël rreth 10 vjeçe, hipur në podiumin e protestës, që fliste për rritjen e çmimeve dhe nevojën për rritjen e pagave. Madje mbante në duar dhe fliste edhe për planin urban të një zone këtu në Tiranë.

    Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

    Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës.

    Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

    Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

    Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla.

    Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera! Ju ftoj të jeni mbështetës edhe për mësuesit e fëmijëve tuaj, duke i përgatitur ata si qytetarë të mirë e të denjë për shoqërinë tonë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit