Tensionet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5” duket se nuk kanë të ndalur, teksa në qendër të vëmendjes është rikthyer Edisa Demollari me një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar edhe një foto nga bisedat private me Keisin, duke hedhur më shumë dritë mbi konfliktin dhe duke përforcuar akuzat e saj ndaj motrës së Mateos.

Në mesazhet e publikuara, Edisa i drejtohet ashpër Keisit, duke i thënë:
“O Kejsi po tani e mora vesh unë që paske qenë dashnorja ish-të fejuarit tim… Ti e paske personale o shpirt”, ndërsa më tej shton me tone ironike dhe provokuese se situata kërkon “guxim” për t’u përballur.

Nga ana tjetër, Keisi duket se i mohon kategorikisht akuzat, duke u shprehur:
“Unë s’e njoh fare njeriun… s’më rri mendja fare te burrat”, ndërsa e cilëson situatën si qesharake dhe i kërkon Edisës kujdes në mënyrën si flet.
Paralelisht me publikimin e këtyre bisedave, Edisa ka reaguar edhe publikisht me një postim ku lë të kuptohet se mes tyre ka pasur hatërmbetje të vjetra:
“Tani e mora vesh që paska inate të vjetra me mua. Chill baby girl, se unë as nuk e dija që ti i qeke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim”.
Ky zhvillim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa konflikti tashmë ka kaluar nga deklaratat indirekte në publikim të drejtpërdrejtë të bisedave.
Deri më tani, nuk ka një reagim tjetër zyrtar nga motra e Mateos përtej mesazheve të publikuara, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të përshkallëzohet më tej.
Ndërkohë, dramat jashtë shtëpisë së “BBV Albania 5” vazhdojnë të mbajnë publikun të gozhduar, duke treguar se historitë mes personazheve vijojnë edhe përtej ekranit.



