spot_img
spot_img

Egla Ceno bllokon rrugën për 40 minuta sepse një vajzë i tha “meriton një dru”

spot_img

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e djeshme te Liqeni i Thatë në kryeqytet. Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë e bllokuar pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.

Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin pa pushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të, shkruan Ditarmedia.

Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

Lajmet e fundit