19.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ekrem Spahiu: Ka ardhur koha të rikthejmë Mbretërinë dhe të bëjmë mbret Leka Zogun, Republika ka dështuar

    Ekrem Spahiu thotë se Republika ka dështuar, dhe për këtë arsye, sipas tij, në vend duhet të rikthehet Mbretëria.

    Sipas tij, pas zgjedhjeve duhet të bëhet një referendum për rikthimin e Mbretërisë.

    “Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 ndërpreu vijimësinë e sistemit politik të Mbretërisë demokratike, parlamentare dhe të trashëgueshme, me Mbret të shqiptarëve Lart-Madhëria e tij, Zogu I. Sistemi politik “Republikë Popullore e Shqipërisë”, i instaluar nga regjimi komunist më 11 janar 1946, e ktheu Shqipërinë në vendin me diktaturën më të egër ndër ish-vendet komuniste dhe pasojat tashmë dihen.

    Sistemi politik “Republikë Parlamentare”, i vendosur në vitin 1992 ka sjellë zhgënjimin e madh të shqiptarëve: varfëri ekstreme për shumicën dërmuese të popullit dhe krijimin e një kastë miliarderësh të lidhur me politikën dhe krimin e organizuar, korrupsion të lartë, pasiguri për jetën, mosfunksionim të demokracisë dhe drejtësisë, shthurje të vlerave të familjes dhe shoqërisë etj.. Pasojat, largimin masiv dhe me dhimbje të madhe të shqiptarëve nga vendi. Duke e dëshiruar demokracinë si alternativë, shumica e shtetasve shqiptarë kërkojnë rikthimin e Monarkisë sepse:

    -Shqiptarët, në atë regjim politik, gëzuan siguri dhe të drejta që nuk i kanë gëzuar kurrë më pas.

    -Mbretërinë nuk e larguan shqiptarët, por pushtimi fashist.

    -Mbretëria, me Mbretin Leka I është konfirmuar si sistemi politik më i dëshiruar i zgjedhësve shqiptarë të Shqipërisë, qysh se më 29 qershor 1997, referendumi për formën e regjimit fitoi dhe e dëshmoi me të paktën 54% të votave në rang kombëtar, pavarësisht se u manipulua hapur.

    -Të gjitha partitë politike opozitare dhe mbi 30 subjekte të tjera kanë nënshkruar një marrëveshje politike më 04.06.1998 se referendumi u manipulua dhe se duhet përsëritur.

    -Përsëritja e referendumit nuk ka asnjë pengesë kushtetuese përderisa me Nenin 151/3 të Kushtetutës aktuale të Shqipërisë “Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij”.

    -Princ Leka II, trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror, përmbush të gjitha kushtet dhe është i gatshëm për të ushtruar pushtetin që buron nga ky sistem politik, nëse shtetasit shqiptarë e kërkojnë me shumicë votash.

    -Shtetet me sistem politik “Mbretëri” në Europë janë dëshmuar të jenë vendet më të zhvilluara dhe me stabilitet politik, ekonomik e social më të lartë.

    Mbështetur në këto premisa, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, në bashkëpunim me Familjen Mbretërore, me fillimin e legjislaturës së re parlamentare, do të ndërmarrë nismën ligjore për fillimin e procedurave për zhvillimin e referendumit për formën e regjimit politik në Shqipëri”, thotë Spahiu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit