spot_img
spot_img

Elton Ilirjani: Elsa Lilës, t`i hiqen cmimet e Festivalit të këngës në RTSH!

spot_img

Ka pasur reagime të shumta ndaj lajmit për arrestimin e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila si të përfshirë në një rrjet narko-trafiku në Itali.

Opinioni është i përcarë: Një pjesë ndiejnë keqardhje për situatën e saj, të tjerë e dënojnë me forcë veprimin e 40 vjecares.

Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, hodhi idenë që asaj t’i hiqen çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH.

“Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH!

Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, ka shkruar ai.

Lajmet e fundit