24.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Emigrantët kanë renditur vendet më të mira për të jetuar

    InterNations – një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit – ka kryer sondazhin e tij vjetor Expat Insider.

    Pasi pyeti 11,970 emigrantë, organizata krijoi një renditje të 50 qyteteve në të gjithë botën. Raporti i Expat Insider 2022 analizoi destinacionet në mbarë botën dhe i renditi ato sipas cilësisë së jetës për emigrantët.

    Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e vendosjes, punës jashtë vendit dhe financat personale në qytetin ku ata jetonin. Këtë vit, katër qytete europiane hynë në dhjetëshen e parë.

    Valencia është cilësuar si qyteti më i mirë në botë për emigrantët në vitin 2022. Nëntë nga dhjetë emigrantë thanë se ndihen të sigurt në qytet. Tre të katërtat e emigrantëve thanë se ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lumtur me jetën sociale.

    Në Lisbonë, njerëzit vlerëuan motin dhe klimën, si edhe sigurinë. Madridi u lavdërua për aktivitetet dhe kulturën e mikpritjes. Në Bazel, emigrantët ishin të kënaqur me pagën, por kishin vështirësi për t’u socializuar.

    Parisi vjen i dyti nga fundi në renditjen e qyteteve më të mira për emigrantët, i kritikuar për koston e lartë të jetesës. Dy qytete italiane janë gjithashtu në dhjetëshen e fundit.

    Qytetarët e Milanos thanë se ishin të pakënaqur me orarin e punës dhe raportin punë-jetë, ndërsa Roma u kritikua për tregun e punës dhe perspektivat e karrierës.

    Top 10 qytetet më të mira për të jetuar:

    1. Valencia

    2. Dubai

    3. Meksiko

    4. Lisbonë

    5. Madrid

    6. Bangkok

    7. Bazel

    8.Melburn

    9. Abu Dabi

    10. Singapor

    Të fundit në renditjet:

    41. Roma

    42. Tokio

    43. Vankuver

    44. Milano

    45. Hamburg

    46. Hong Kong

    47. Stamboll

    48. Paris

    49. Frankfurt

    50. Johannesburg

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit