Kryepolici Skënder Hita ka firmosur urdhrat e emërimit për 12 drejtuesit e rinj të komisariateve të vendit, duke e nisur nga dy të Tiranës dhe më pas të tjerët në rrethe. Menjëherë pas testimit dhe shpalljes së fituesve, sot ka ardhur edhe emërimi.
Thirrja është shpallur një muaj më parë dhe të gjithë kandidatët e interesuar u janë nënshtruar rregullave të përcaktuara nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i cili ka vlerësuar dhe përmbushjen e kritereve nga kandidatët me gradë Kryekomisar, Nënkomisar dhe Komisar.
– Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
– Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
– Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës
– Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
– Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
– Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
– Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
– Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
– Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
– Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
– Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
– Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës



