spot_img
spot_img

Erdhi ftesa për dasëm…

spot_img

Nga Edmond Arizaj

Në datën kaq…kemi kënaqësinë…filan vend…çift…djali ynë me vajzën…

T’i kemi të pandarë! Po hajde ndajmë mendjen, se nuk ndahemi mirë me këtë shtesë të paparashikuar në buxhetin e gushtiti. Të shkon dasma sa një javë pushime në Durrës…buzëqesh, mund të shkonte sa një javë në Palasë.

Laps e letër. Fillojmë.

Naftë vajtje ardhje=100 mijë.

Shpenzime operative=50 mijë

Drekë rrugës=Nuk shpenzojmë, do hamë në darkën e dasmës edhe për drekë

Tualet, stukime, flokë, thonj, gishta=150 mijë

Fustan i ri=Sherri zgjat tre ditë. E pambyllur si çështje.

Këpucë të reja grash, nuk ka diskutime=150 mijë

Këpucë të reja burrash, tek dyqani afër furrës së bukës=45 mijë

Zarfi i dasmës=I pavendosur do pyesim të tjerët sa do hedhin ata.

Lekët që do hidhen kur kërcen çifti=50 mijë?! Pse jevgj jemi ne. 100 mijë? Në dasmën e njerëzve të tu hodhe 250 mijë 10 dhe 20. Ok i barazojmë. 250 mijë. Po pse nuk i fusim në zarf?! Zarfin e sheh vetëm një, paratë në tokë të shkelura me këmbë i shohin të gjithë.

Harruam gjë?

Tëmën si kanë ardhur punët! Janë bërë dasmat shqiptare për t’i kuotuar në bursë. Lapsin në dorë e kemi, bëjmë llogaritë e sebepxhiut: Ka ftuar 300 vetë. Minimumi 500 mijë shpenzime çifti? 75 milionë. Ç’bëhet mor ç’bëhet!

(Ky shkrim është fryt i fantazisë së autorit. Nuk ka lidhje me asnjë person real. Ngjashmëritë që mund të hasen janë rastësore)

Lajmet e fundit