Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën këtë të shtunë sërish në territor, në Njësinë 5 në Tiranë, duke treguar problematikat e një prej lagjeve, Selitës, të cilat pavarësisht se janë trajtuar prej tij për muaj me radhë, nuk është gjetur zgjidhje.
Ai tregon në kamera një rrugë me gropa, ujin në trase sepse tubat e ujësjellësit kanë shfaqur defekt dhe çdo ekip që kalon për riparim, lë pas një rrëmujë më të madhe se puna që bën.
“Miremengjes, ne territor, si deputet i 5-ses, ne rrugicat me diell te Selites; po soset durimi, u bene muaj tashme!! Po soset durimi nga defektet qe peson ujesjellesi, po soset durimi nga gropat qe lihen pas prej muajsh e muajsh-nuk kane fuuund!
Ky nuk eshte sherbim; kjo nuk eshte pune! Eshte nje situate kaotike ku asnjeri nuk ndjek tjetrin dhe koordinimi nuk ndodh pasi secili eshte ne hesap te vet, me demek ben punen e tij!
Ata qe vuajne jane njerezit! Po vuajne njerezit, po therras prej nje viti por ne disa zyrtare kjo pak ndjeshmeri zgjon! E para gje qe duhet te ndryshoje dhe do ndryshoje patjeter, eshte pikerisht kjo: Njerezit-jeta e tyre te paret dhe e para! Rehati i kujtdo i pari, nuk vlen”, thotë ai.
Erion Braçe ka shprehur publikisht ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, qoftë nën siglën e Partisë Socialiste e cila ka si kandidate të shpallur Ogerta Manastirliun, aktualisht, qoftë si kandidat i pavarur.



