26.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz” – Ols Dado: Ai është si në hotel me 5 yje

    SPAK ka kundërshtuar kërkesën e avokatit Plarent Ndreca që kryebashkiaku Erion Veliaj të mos qëndrojë në strukturën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

    Gjatë seancës, prokurori Ols Dado është shprehur se prania e Veliajt në këtë hapësirë nuk përbën problem, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një “kafaz”, por për një kabinë xhami që lejon komunikimin përmes një hapësire të posaçme.

    Ai theksoi gjithashtu se kushtet në Gjykatën e Posaçme janë shumë të mira, duke i krahasuar me ato të një hoteli me pesë yje. Kjo deklaratë u konsiderua e papërshtatshme nga trupi gjykues, i cili i tërhoqi menjëherë vëmendjen prokurorit.

    Lidhur me kërkesën e avokatëve që Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz, nuk besojmë se përbën problem.

    Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë që mundëson komunikimin.

    Kushtet e GJKKO janë shumë të mira, si në një hotel me 5 yje”, deklaroi Dado gjatë seancës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit