4.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ermal Mamaqi sqaron rolin në ndarjen e Beatrix dhe Donaldit!

    Ermal Mamaqi u kthye në subjekt polemikash në rrjet pas momentit kur  përmendi Bora Zemanin në hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke u kthyer në arsyen përse Beatrix vendosi të mos takojë Donaldin në një prej mbrëmjeve.

    Në njërën prej daljeve të fundit televizive, ai shpjegoi një herë e mirë se nuk është arsyeja e ndarjes së ciftit.

    “Nuk besoj se jam unë aryseja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. I detyrohem Borës një sqarim. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka. Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj.

    Ajo pjesa që kam përmendur Borën në Big Brother VIP dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër. Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër”-tha Ermali.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit