spot_img
spot_img

Evi Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha dhe i denoncon te Marco Rubio: Kanë marrë peng Partinë Demokratike

spot_img

Aktivistja Evi Kokalari, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të premteje ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj familjes Berisha, dhe disa prej “besnikëve” të kreut të PD.

Sipas saj arsyeja e këtij kallëzimi vjen pasi ata “kanë marrë pengg Partinë Demokratike”.

“Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre. Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem”, shkruan Kokalari.

Po ashtu kokalari ka paraqitur një padi civile përmes së cilës kërkon pezullimin e zgjdhjeve të 23 Majit, si edhe i ka dërguar një denoncim të detajuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

“Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare. To be continued”, shkruan aktivistja.

Postimi i plotë:

Sot në mëngjes kam bërë kallëzim penal në SPAK për marrjen peng të Partisë Demokratike nga familja Berisha dhe rrethi i tij, për arsye të qarta korrupsioni dhe për t’u përdorur si mburojë kundër vetë SPAK-ut.

Kallëzimi është kundër:

Sali Berishës

Shkëlzen Berishës

Argita Malltezit

Albana Vokshit

dhe disa të tjerë.

Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre.

Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t’ju nevojitem.

Si e tillë, deri më sot kam marrë këto hapa:

1 – Kallëzim penal në SPAK

2 – Padi civile me kërkesë për masë sigurimi, tashmë e pranuar nga Gjykata (kërkohet pezullimi i Kuvendit të 23 Majit)

3 – Denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë

4 – Email-update për zyrtarë të lartë të EPP-së

Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare.

To be continued…

Lajmet e fundit