spot_img
spot_img

Evi Kokalari: Kështu është kur dëgjon strategun e Hasit, katunarin Çim Peka

spot_img

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish ashpër ndaj Sali Berishës duke thënë se keu i selisë blu nëse do t’i kishte qëndruar besnik bisedës që kanë bërë përpara foltoreve, sot do të ishte kryeministri i sapo zgjedhur i shqiptarëve.

Evi Kokalari shkruan në rrjete sociale se Sali Berisha tashmë ka humbur zgjedhjet, madje dhe “non grata” nuk iu hoq. Kokalari e quan Sali Berishën humbës në të gjitha frontet.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kokalari akuzoi Berishën për humbjen duke thënë se faji nuk është tek manipulimet e Edi Ramës, por tek mënyra se si është udhëhequr Partia Demokratike.

“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur besnik asaj çfarë diskutuam përpara foltoreve, sot do të ishte kryeministri i sapo zgjedhur. Tashti, humbi dhe zgjedhjet dhe non-grata nuk iu hoq. Humbës në të gjitha frontet”, shkruan ajo.

Ajo ka ironizuar edhe Çim Pekën, që thotë se humbën prej Altin Dumanit.

“Çim mëncuria thotë se fajin e ka SPAK dhe se ajo u krijua që Rama të fitojë mandatin e katërt.

Ndërkohë në paraburgim janë Veliaj, Meta dhe në kërkim është Arben Ahmetaj, të gjithë socialist.

Strategu i Hasit realisht ka nevojë të jap dorëheqjen nga Syri dhe të zhduket nga skena se realisht na e keni shpifur me katunarizmat si në pamje ashtu dhe në llogjikë.

Për të mos thënë që ky vet ka negociuar Kullën e Malit me Veliajn dhe ishte pjesë e shitjes së zgjedhjeve të 2023.

Sa të pafytyrë që jeni !!

Shqiptarët s’janë budallenjë dhe SPAK është e vetmja gjë pozitive që i ka ndodhur politikës shqiptare këto 33 vite dhe së shpejti bën mirë ti hedh sytë dhe nga stacioni i propagandës dhe disinformimit të Shqiptarëve që është Syri”, shkruan ajo.

Lajmet e fundit